Blogu

14 June 2017
Article 1

Ushqimet me Proteinat më të Mira për Ndërtimin e Muskujve!

Është e rëndësishme që të keni dietën me proteinat më të mira për ndërtimin e muskujve të shëndetshëm. Sasia e proteinave që kërkohet për cdo ditë varet nga konsumi i kalorive dhe niveli i aktivitetit.

Është e këshillueshme të konsultoni mjekun tuaj për sasinë e proteinave që i duhet trupit tuaj për të mbajtur muskujt të fortë dhe të shëndetshem. Këtu janë disa ushqime të pasura me proteina  që duhen përfshirë në dietën tuaj:

Vezët

Vezët janë më të preferurat. Ato përmbajnë 6g protenia per 28.34g vezë. Shumica e proteinës është e koncentruar tek e bardha e vezës. Duke ngrënë vezë në baza ditore , duhet shmangur ushqimet që përbëjnë yndyrë (saturated) si mishi i kuq, djathi dhe artikuj të ngjajshëm.

Gjeldeti dhe pula

Pula dhe gjeli i detit përmbajnë një sasi më të lartë të proteinave dhe më pak yndyrëra të ngopura se sa mishi i kuq. 28gram e mish i gjelit të detit dhe nga gjoksi i pulës përmbajnë 9g  proteina. Ato janë një burim i pasur i vitaminave B, fosforit dhe triptofanit. Niveli i lartë i proteinave bën që shpendët të jenë një zgjedhje më e mirë dhe më e shëndetshme.

Peshku

Peshku është një tjetër burim i madh i proteinave. Ai duhet të jetë pjesë e rregullt e dietës tuaj. Ai nuk përmban karbohidrate dhe yndyrëra të ngopura. Sardelet troftë dhe salmoni janë varietetet në krye te listes. Peshqit kane 6g proteina në 28gr dhe gjithashtu janë të pasura me acide yndyrore Omega-3. Peshku është më I lehtë për tu tretur se sa mishi i lopës apo mishi i derrit. Problemi kryesor me peshkun është se është i pasur me merkur; “American Heart Association” ka rekomanduar se peshku duhet të hahet vetëm dy herë, dhe jo më shumë se tre deri në katër herë, në javë.

Produktet arrore,

Produktet arrore janë messhujta më e mire, meqë ato përmbajnë proteina cilësore dhe yndyrëra të mira. Gjalpi i kikirikëve, kikirikët dhe bajamet janë të pasura me proteina. Bajamet dhe kikirikët përmbajnë 8g dhe 9g  proteina për ¼ e filxhanit.

Gjiza

Sasia e proteinave në gjizë ndryshon në varësi të markës. ¼- filxhan gjizë përmban rreth 7g proteina. Sigurohuni të kontrolloni etiketën para se të bleni gjizë. Është mire të bleni gjizë te bërë nga qumështi me yndyre te ulet ose qumësht i skremuar. Gjiza mund të bëhet edhe në shtëpi.

Proteina hirre

Proteina hirrë është e shkëlqyeshme  për konsum para dhe pas një stërvitjeje të rëndë, meqenëse  absorbohet shpejtë nga trupi. Është burim i mirë i proteinave dhe ka vlerë të lartë biologjike. Hirra është një burim i pasur i amino acideve zinxhirore (AAZ)

Qumështi me yndyrë të ulët dhe i çokolladës

Qumështi është një kombinim i madh i proteinave hirrë dhe kazeinë. Konsumoni qumësht me yndyrë të ulët sa më shumë që mundeni. Qumështi me çokollatë mund të jetë më i miri për tu pirë pas stërvitjes pasi përmban të gjitha komponentet e kërkuara dhe të nevojshme nga trupi juaj pas një stërvitjeje të rëndë. Ai ka një përmbajtje të lartë uji që parandalon dehidratimin.

Dieta juaj duhet të përmbajë këto ushqime të pasura me proteina nëse doni të zhvilloni muskujt dhe ta ndërtoni trupin tuaj.