Pyetje dhe Ndihmë

Dua të anëtarësohem

  • A mundë të regjistrohem online

    Po ju mund të regjistroheni online. Procesi i pagesës online është shumë i thjeshtë dhe vetëm duhet t'i percjellni udhëzimet në web faqe.

  • Çfarë anëtarësi ka në dispozicion

    Në Fivestar mund të anëtarësoheni për 1,3,6 dhe 12 muaj.

  • Cilat janë mënyrat e pagesës

    Pagesën mund ta bëni me anë të pagesave me 'cash' apo me kartelë, në një nga lokacionet e Fivestar. Poashtu pagesa mund të realizohet përmes E-banking si dhe E-COMMERCE (online nëpërmjet web faqes sonë) me kartelë DEBIT dhe KREDIT.

  • A ka ndonjë pagesë tjetër ekstra për anëtarësim

    Të gjitha shërbimet janë të përfshira në pagesën e anëtarësimit. 

  • Sa zgjat anëtarësia ime

    Anëtarësia juaj fillon prej momentit që ju kryeni pagesën dhe zgjat varësisht prej anëtarësisë që zgjedhni.

  • A shfrytëzohen lokacionet tjera me të njëjtën anëtarësi

    Mund t'i shfrytëzoni të gjitha lokacionet e Fivestar me të njëjtën anëtarësi, me përjashtim të rasteve kur oferta është e limituar për një lokacion.

  • A ka tush në fitness dhe si funksionon

    Të gjitha lokacionet e Fivestar kanë tush elektronik, i cili funksionon përmes pulsarit. Kohëzgjatja e tushit për person është 2 minuta, kjo për arsye që të kontrollohet shpenzimi i ujit dhe t'i ofrohet mundësia çdo anëtari të bëjë tush.

  • Sa vjeç duhet të jem për t'u anëtarësuar

    Te gjithë anëtarët duhet të jenë mbi moshën 16 vjeçare. Ndërsa adoleshentët e moshës 14-16 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindi apo ndonjë kujdestar/trajner.

  • Nëse jemi disa anëtarë të një familje a përfitojmë zbritje

    Po, patjetër, nese jeni anëtarë te së njejtës familje ne ofrojmë pako familjare në të cilat përfitoni zbritje deri në 50% më lirë.

  • Nëse jam student a përfitoj zbritje

    Po, patjetër, nese jeni student ne ofrojmë pako studentore në të cilat përfitoni zbritje 20% më lirë.

  • A është hapur fitnesi çdo ditë dhe si është orari

    Të gjitha lokacionet janë hapur nga ora 06:00 deri ne 24:00 çdo ditë të javës, ndërsa Fivestar në Prishtinë - Arbëri është hapur 24 orë çdo ditë të javës.

  • A ka trajner në palestër

    Në të gjitha lokacionet është trajneri - ja i/e cila mund të ju asistojë në ushtrime nga ora 17:00 – 22:00 nga e Hëna deri të Premten.

  • A janë të gjitha klasat pa pagesë

    Në Fivestar ofrojmë klasa me pagesë dhe pa pagesë, varësisht nga periudha e vitit dhe lloji i klasës. Për më shumë mund të infromoheni në recepcion. 

I anëtarësuar

  • A mund t'a ndryshoj pakon e anëtarësisë

    Mund t'a ndryshoni pakon, në periudhën që ju skadon pakoja aktuale. Përndryshe nuk mundeni të bëni ndrrime.  

  • A mund të bëj transfer të anëtarësisë

    Nuk mund të bëni transfer të anëtarësisë.

  • A janë hapësirat e klimatizuara

    Të gjitha hapësirat e Fivestar janë të klimatizuara dhe kanë sistem efiçient të ajrosjes.

  • Kam harruar pulsarin, a më lejohet hyrja

    Hyrja lejohet, mirëpo duhet të keni dokument identifikimi me vete. 

  • A mund t'i lë gjësendet në dollap pas ushtrimeve

    Jo, nuk lejohet t'i lëni gjërat në dollap pas ushtrimeve

  • Në cilën kohë ka më pak frekuentim të njerëzve

    Prej orës 10:00 - 17:00, si dhe gjatë vikendit. 

  • A mund t'a sjellë ndonjë shok/shoqe ndonjëherë

    Patjetër, vizitat e shoqërisë janë gjithmonë të mirëseardhura në Bar.

  • A mund të kem trajner personal

    Po, në të gjitha lokacionet e Fivestar kemi numër të madh të trajnerëve personal. Pyetni recepcionin për më shumë informata. 

  • Si mund t'a anuloj anëtarësinë time

    Anëtarësia nuk mund të anulohet deri në datën e skadimit. 

Na pyet drejtpërdrejtë