Kushtet e anëtarësisë

Shërbimet

FSF do të siguroj një hapësirë për ushtrime të pajisur plotësisht e cila i përfshin një zonë të trajnimit, palestër me biçikleta stacionare, eliptike, trakë për vrapim, pajisje trajnimi qarkore dhe zonën e trajnimit me pesha. FSF dhe hapësira për ushtrime mund të jenë të padisponueshëme gjatë një periudhe kohore për arsye të riparimeve dhe mirëmbajtjes ose gjatë ngjarjeve të veçanta, apo programeve, ose sipas orarit të Menaxhmentit për këto ngjarje. Në mënyrë për të mbajtur objektin në gjendjen më të mirë të mundshme, një pjesë e FSF mund të jetë e mbyllur për një periudhë të përkohshme kohore si rezultat i riparimeve dhe rinovimeve. Nuk do të ketë përshtatje apo kompensim të pagesave për këtë periudhë të mbylljes.

Garanci rreth shëndetit të klientit

Klienti siguron dhe deklaron që ai/ajo ose ndonjë klient i familjes ose vizitues me të drejtë të përdorimit të hapësirës për trajnim të FSF në pajtim me kushtet për anëtarësim, nuk ka ndonjë aftësi të kufizuar, dëmtim ose sëmundje që i parandalon atij/asaj të angazhohet në stërvitje aktive apo pasive, ose që mund të jetë e dëmshme apo negative për shëndetin, sigurinë, ose gjendjen fizike, e personit të tillë, nëse ai/ajo angazhohet ose të merr pjesë në stërvitje të tilla. Klienti pranon dhe pajtohet se: 1) FSF do të mbështetet në garancinë e mëparshme për t'ia mundësuar klientit anëtarësimin; 2) FSF nuk ka për obligim kryerjen e një vlerësimi apo testi për caktimin e nivelit sportiv të klientit ose testim të ngjashme për të përcaktuar gjendjen fizike të klientit; 3) nëse ndonjë vlerësim i nivelit sportiv ose testime të ngjashme janë kryer nga FSF, ajo është vetëm me qëllim të sigurimit të të dhënave krahasuese me të cilën Klienti mund të ndjek progresin në një program dhe nuk është për qëllime diagnostifikuese; 4) FSF nuk do të përgjigjet për asnjë pretendim, kërkesë, ose çfarëdo lëndimi për shkak të vlerësimit sportiv ose interpretimeve të vlerësimeve të tilla sportive ose testimeve të ngjashme të kryer nga FSF; 5) FSF nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë lëndim i cili rrjedhë nga aftësia e kufizuar e klientit ose sëmundjes, që i parandalon atij/asaj të angazhohet në stërvitje aktive apo pasive, ose që mund të jetë e dëmshme apo negative për shëndetin, sigurinë, ose gjendjen fizike, e personit të tillë, nëse ai/ajo angazhohet ose të merr pjesë në stërvitje të tilla. Çdo klient dhe vizitues duhet të jenë të vetëdijshëm për historinë e tij/saj mjekësore dhe duhet të konsultohen me një mjek përpara se të angazhohen në stërvitje ose gjatë kohës që ushtron nëse një pengesë shëndetësore paraqitet ose duket të jetë në zhvillim.

Përgjegjësia dhe heqja dorë nga kërkimi i përgjegjësisë

Çdo klient do të jetë përgjegjës për dëmtim të pronës dhe/ose për lëndime personale (të shkaktuara nga Klienti, familja e Klientit, Mysafiri, ose ndonjë person tjetër) në FSF ose gjatë ndonjë aktiviteti të udhëhequr, organizuar ose sponsorizuar nga FSF. Do të jetë obligim i klientit të paguaj çdo kosto për dëmet e lartpërmendura pas dërgimit të një deklarate nga FSF. Të gjitha përdorimet e pronës së FSF, ose pjesëmarrja në FSF, aktivitete të operuara, aranzhuara ose sponzoruara nga FSF në pronën ose jashtë pronës së FSF nga Klienti, familja e Klientit ose Mysafiri(ët) do të bëhen DUKE MARRË PËRSIPËR PËRSONALISHT RREZIKUN, dhe FSF nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë lëndim, humbje jete, dëme ose dëmtim të pronës së klientit dhe nuk do të jetë subjekt i ndonjë pretendimi, kërkese, lëndimi apo dëmi. Klienti individualisht, dhe në emër të përfaqësuesit personal të klientit, trashëgimtarëve, administratorëve, të caktuarve, dhe pasardhësve, këtu shprehimisht dhe përgjithmonë liron dhe shkarkon FSF-në, pasardhësit dhe të caktuarit e tij, zyrtarët e tij, agjentët dhe punonjësit nga të gjitha pretendimet e tilla, kërkesat, veprimet, apo paditë.

Pezullimi/ndërprerja e anëtarsisë nga menaxhmenti

Menaxhmenti rezervon të drejtën ekskluzive të suspendoj dhe ose të ndërpresë çdo anëtarësim si rezultat i mos kryerjes të pagesave, tarifave, taksave të ndryshme të FSF, ose për sjellje të papërshtatshme që pengon shfrytëzimin e këndshëm të FSF nga klientët e tjerë të FSF dhe stafi, ose për çfarëdo arsye tjetër e cila konsiderohet e mjaftueshme sipas gjykimit të lirë të Menaxhmentit. Çdo tarifë e paguar nga klienti do të humbet në rast se anëtarësimi i tyre është pezulluar/ndërprerë në pajtim me këtë klauzolë.

E drejta e klientit për ndërprerje ose pezullim

Klientët kanë të drejtë të ndërpresin këtë kontratë, me shkrim ose personalisht në FSF. Për anëtarësim mujorë, klienti mund të anulojë ose të prishë këtë marrëveshje në çdo moment, duke informuar FSF për ndërprerjen ose pezullimin ose duke dështuar për të paguar detyrimet mujore. Për anëtarësitë e tjera të parapaguara (vjetore apo ndryshe), klienti mund të anulojë ose të prishë këtë marrëveshje në çdo moment, duke informuar FSF për ndërprerjen ose pezullimin, megjithatë, në këtë rast çdo dhe të gjitha tarifat e paguara nga klienti do të humben dhe FSF nuk është i obliguar ta kompensoj klientin.

Qasja e anëtarëve dhe gjurmë e gishtërinjve

Klientëve do t’iu lëshohet një byzylyk ose kartelë për qasje, e cila u jep të drejtën për të hyrë në hapësirat e FSF dhe përdorimin e mjeteve të FSF. Klienti kupton dhe pranon se FSF përdor teknologji për qasje që kërkon marrjen e katër pikave të gjurmëve të gishtërinjve, të cilat informata kurrë nuk do të mbahen ose ruhen nga FSF por do të ruhen në byzylyk/kartelë të lëshuar klientit në momentin e anëtarësimit. Klienti pajtohet me përdorimin e teknologjisë në fjalë për qëllime të anëtarësimit në FSF dhe në këtë mënyrë i jep leje FSF për të marrë katër pikët e gjurmëve të gishtërinjve për përdorim ekskluziv për qasje në FSF dhe për t’i ruajtur në byzylyk / kartë të lëshuar për klientin. Klienti pajtohet që të kompensojë FSF-në për çfarëdo dëmi që i shkaktohet byzylykut/kartelës dhe do të paguajë tarifat për zëvendësimin e të njëjtës në rast të humbjes ose dëmtimit.

Trajnim Personal

Për nevojat e klientëve të saj, FSF ofron shërbime të trajnimit personal. Pavarësisht kësaj oferte, FSF nuk do të jetë përgjegjës në asnjë mënyrë për rezultate apo mungesën e rezultateve si rrjedhojë e marrëveshjes në mes te trajnerit personal dhe klientit. Të gjitha njoftimet dhe heqja dorë e përgjegjësisë, siç përcaktohet në këtë marrëveshje, zbatohen për çdo dhe të gjitha aktivitetet në të cilat angazhohet klienti, pavarësisht nga ndonjë marrëveshje në mes të klientëve për trajnim personal.

Rregullat për anëtarsim

Klienti pranon se FSF operon sipas rregullave dhe rregulloreve të përcaktuara për sigurinë dhe mbrojtjen e klientëve të saj, dhe pajtohet tu përmbahet këtyre rregullave dhe rregulloreve, si dhe rregullave dhe rregulloreve të miratuara dhe publikuara më vonë nga ana e FSF. Rregullat dhe rregulloret e tilla të cilat janë në fuqi kohë pas kohe do të përfshihen në këtë kontratë me referencë. Hapësira, pajisjet, orari i punës, shërbimet, rregulloret dhe politikat mund te ndryshohen kohë pas kohe, pa njoftim paraprak, në diskrecionin e vetëm të FSF. Si kusht për anëtarësim klienti pajtohet me ndryshime të tilla të arsyeshme. Klienti gjithashtu pranon me sa vijon: a) Në asnjë rrethanë nuk do të lëvizë pajisjet për stërvitje ose të përdor pajisjet në ndonjë mënyrë jo të lejuar nga FSF; b) Të gjitha pajisjet duhet të fshihen me peshqir të dhënë nga FSF apo personal nga klienti pas çdo përdorimi; c) Anëtarësimi vlen vetëm për klientin konkret dhe Klienti nuk do t'i jep qasje individëve të tjerë; d) Klienti nuk do të keqpërdor pajisjet; e) Të gjithë klientët duhet të jenë të paktën 18 vjeçar përveç nëse autorizohet ndryshe nga FSF; f) Klientët duhet të jenë të qetë, të sillen mirë në mënyrë që të mos i shkaktojnë ndonjë shqetësim apo pengesë klientëve të tjerë gjatë përdorimit të pajisjeve. Fyerjet dhe/ose sjellja apo gjuha e pahijshme nuk do të tolerohen. Çdo sjellje e cila konsiderohet nga FSF, sipas gjykimit të saj, që të jetë ofenduese, potencialisht e dëmshme, rrezikshme apo abuzive, nuk do të tolerohet, dhe do të jetë bazë për ndërprerjen e kontratës së anëtarësimit nga FSF; g) FSF nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë send të humbur ose të vjedhur; h) Klienti nuk duhet të zë ndonjë pajisje për një periudhë të gjatë kohore. Klienti duhet të lejojë të tjerët në pritje për të përdorur pajisje të tilla gjatë kohës kur ata janë duke pushuar në mes të ushtrimeve; i) Klima e objektit është e kontrolluar nga FSF dhe është caktuar për të siguruar mjedisin optimal për stërvitje për shumicën e klientëve të tij. Klientët nuk do të ndryshojë, ose të kërkojë që të ndryshojë temperaturën dhe asnjëherë nuk do të hap dyert ose dritaret e objektit për çfarëdo qëllimi.

Veprimet e ndaluara

Alkooli, droga (përfshirë steroidet), çamçakëzi, dhe pirja e duhanit janë të ndaluara brenda objektit. Klienti pajtohet që të mos përdor hapësirën e FSF ose të angazhohet në ndonjë aktivitet në FSF, derisa është nën ndikimin e drogës, alkoolit, ose ilaçeve të cilat mund të zvogëlojnë aftësinë klientit për të përdorur pajisjet. Çdo lloj arme është e ndaluar. Fotografimi, videoincizimi, filmimi ose audioincizimi janë të ndaluara brenda FSF, pa autorizimin me shkrim nga ana e menaxhmentit të FSF-së. FSF rezervon të drejtën, në diskrecionin e saj të vetëm, për të kufizuar konsumin e ushqimit ose pijeve, apo të përdorimit të pajisjeve të jashtme në kuadër të objektit. Bixhozi ose lojërat e fatit janë të ndaluara në kuadër të hapësirave të FSF.

Kodi veshjes

FSF kërkon që klientët të veshin rroba dhe atlete të duhura, derisa janë në objekt. Veshje e duhur përfshinë pantallona të shkurtra për palestër, bluza, kostume për vrapim, veshje për aerobik dhe tuta. Veshjet e përditshme, veshjet provokuese dhe xhinset nuk konsiderohen veshje të përshtatshme. Këpucët e përdorura jashtë FSF dhe këpucët me gomë të zezë janë të ndaluara të përdoren brenda objektit. Klienti pajtohet që të përdor peshqir personal apo të FSF-së gjatë ushtrimeve, për pastrimin dhe ruajtjen e pajisjeve pas përdorimit të tyre nga klienti.

Counterparts

This Agreement may be executed simultaneously in two or more counterparts, each of which shall be deemed an original, but all of which together shall constitute one and the same agreement.

Titujt

Titujt në këtë Marrëveshje janë futur vetëm për lehtësi dhe nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Efekti detyrues

Kjo Marrëveshje do të jetë detyruese dhe e zbatueshme nga palët nënshkruese dhe pasardhësit dhe të caktuarit e tyre.

Kontrata

Kjo marrëveshje, duke përfshirë oraret, anekset, listat dhe dokumentet e tjera të përmendura në këtë Marrëveshje, që janë pjesë përbërëse e saj, mishërojnë tërë kontratën dhe të kuptuarit e palëve në lidhje me çështje të përfshira në këtë marrëveshje. Nuk ka kufizime, premtime, garanca, kushte apo veprime, përveç atyre të përcaktuara ose të referuara në këtë Marrëveshje. Kjo Marrëveshje mbizotëron të gjitha marrëveshjet e mëparshme në mes palëve në lidhje me secilën çështje.

Garanci shtesë

Palët bien dakord për të nënshkruar dokumentet të tjera të cilat mund të jenë të nevojshme, të duhura ose të përshtatshme, me qëllim të realizimit të plotë të kësaj kontrate duke përfshirë konditat dhe kushtet e saj.

Acceptance of Terms

As a Member, I understand that I am entitled to use FSF facilities within the scope of the membership that I have selected, and that I am obligated to pay my dues and fees regardless of whether or not I use said facilities.